Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është parë mbrëmjen e së shtunës në “Santiago Bernabeu”, duke ndjekur nga afër ndeshjen mes Real Madridit dhe Villarrealit, e vlefshme për La Liga-n spanjolle.

Rama u ul në tribunën VIP të stadiumit, përkrah presidentit të “Los Blancos”, Florentino Perez, në një atmosferë elektrizuese që shoqëroi madrilenët në shtëpi.

Rama shkroi se me Perez diskutuan për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve.

Reklamë

“I privilegjuar nga mikpritja e Presidentit legjendar të Real Madridit, Florentino Perez, në Stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku folëm për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve që janë krijuar e mbështeten nga Fondacioni i klubit prestigjioz spanjoll??❤️??”, shkroi Rama.