Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, i cili po synon edhe një mandat tjetër, ka thënë se rinia dhe sporti do të vazhdojnë të jenë në fokus të programit të tij qeverisës.
Shehu ka thënë se gjatë mandatit të dytë, do të ndërtojnë fushën e hapur sportive në SHFMU “Edmond Hoxha” në Junik, ku do të investohen rreth 130 mijë euro.
Ndërkohë, në lagjen Berishë ka thënë se do të ndërtojnë edhe një fushë tjetër të hapur sportive si dhe këndin e lodrave për fëmijë. Vlera e këtij projekti do të jetë rreth 60 mijë euro.
“Të rinjtë janë prioriteti ynë, jo vetëm me fjalë boshe sikurse të tjerët, por me projekte konkrete, me ndershmëri dhe me duar të pastërta. Prandaj me 12 tetor do të festojmë së bashku me të rinjtë, për fitoren tonë të madhe pa balotazh, për të ardhmen e Junikut dhe për të mirën e përgjithshme”, ka shkruar Shehu.