Në debatin për kryeqytetin, kandidatja e PSD-së, Besa Shahini është pajtuar në disa fusha me Uran Ismailin, kandidatin e PDK-së, sikurse gjendja e trafikut në Prishtinë, pastërtia e qentë endacakë që janë dështimi më i madh i kësaj qeverisjeje komunale.

Gjatë diskutimit, Uran Ismaili prezantoi planin e tij për zhbllokimin e trafikut dhe përmirësimin e ndriçimit publik në lagjet e Prishtinës, duke theksuar se mungesa e dritave është bërë pengesë serioze për lëvizjen e sigurt, sidomos për gratë dhe vajzat.

Pas kësaj, kandidatja e PSD-së, Besa Shahini, tha se “pajtohet plotësisht me zgjidhjet e propozuara nga Ismaili, edhe nëse jo domosdoshmërisht me vizionin e tij”

Reklamë