Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka njoftuar se Lëvizja për Bashkëveprim (LPB) me kryetarin Jeton Emini dhe kandidatin për Kuvendin Komunal, Majlind Sadriu, i janë bashkuar programit të tij qeverisës.
Palët janë dakorduar për një agjendë të përbashkët zhvillimi, me theks në përmirësimin e kushteve në lagjet e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Osmani u shpreh se me përkrahjen e qytetarëve, fitorja më 12 tetor është e sigurt.
Postimi i plotë:
Mbrëmë programit tonë qeverisës iu bashkua edhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB) me kryetarin z.Jeton Emini dhe kandidatin për Kuvendin Komunal z.Majlind Sadriu.
Në një takim të mrekullueshëm me strukturat dhe aktivistët e LPB-së, u dakorduam për një agjendë të përbashkët zhvillimi, me fokus të veçantë në përmirësimin e kushteve në lagjet e banuara me komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian.
Bashkë për një Fushë Kosovë gjithëpërfshirëse dhe zhvillim të barabartë për të gjithë!
Me energjine e perkrahjen e pashembullt të qytetareve fitorja me 12 tetor eshte e sigurt
Fushë Kosova PËRTEJ!
