Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, që po garon edhe për në mandat, ka njoftua se Komuna e Junikut është zyrtarisht pjesë e programit të Kombeve të Bashkuara UN-Habitat Kosova.
Sipas tij, ky program do t’i sjellë Junikut asistencë profesionale në planifikim urban, përkrahje për strehim të përballueshëm, si dhe zhvillim të infrastrukturës bazë si ujësjellës, kanalizime, energji dhe transport të qëndrueshëm.
“Bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtarë është një nga vlerat kryesore të qeverisjes tonë dhe të Lidhjes Demokratike në përgjithësi. Me kënaqësi ju njoftojmë se Komuna e Junikut zyrtarisht është pranuar në programin e Kombeve të Bashkuara – UNHabitat Kosova” ka deklaruar Shehu, duke shtuar:“Urime të gjithëve. Vazhdojmë +4 pa balotazh.”