Në një zhvillim të paprecedent politik në Junik, degët e LDK-së dhe PDK-së kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim politik dhe bashkëqeverisje për mandatin 2025–2029.
Kjo marrëveshje, e cila vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve komunale, parashikon që kandidati i PDK-së për kryetar të Junikut të tërhiqet nga gara dhe të mbështesë zyrtarisht kandidatin e LDK-së, Ruzhdi Shehun, në garën për Kryetar të Komunës.
Nëpërmjet, Ruzhdi Shehu e cilësoi këtë vendim si një hap të guximshëm dhe në interes të qytetarëve të Junikut.
“Sot, Juniku dëshmoi se përballë interesit të qytetarëve, bashkimi është gjithmonë rruga e drejtë. Ky bashkim është shembulli më i mirë se si politika mund të shërbejë si urë e bashkimit, jo e ndarjes. Kjo është një fitore e qytetarëve të Junikut.”
Ai falënderoi strukturat e PDK-së për vendimin e tyre, duke e quajtur “akt përgjegjësie dhe guximi”, ndërsa shprehu mirënjohje ndaj qytetarëve dhe mërgatës junikase për mbështetjen e vazhdueshme.
“Të dielën, më 12 tetor, fitorja e LDK-së do të jetë madhështore dhe e pashmangshme. Por kjo nuk do të jetë vetëm fitore e LDK-së – të dielën do të fitojë Juniku, do të fitojnë të gjithë junikasit pa dallim”, theksoi Shehu.
Në fund, kandidati i LDK-së ftoi edhe kandidatët tjerë që të bashkohen me këtë vizion të përbashkët për të mirën e qytetit:
“Në këtë frymë, ftojmë edhe kundëkandidatët tjerë që të bashkohen me vizionin dhe programin tonë për të mirën e përgjithshme të Junikut. Ne do të qeverisim për të gjithë junikasit, me ndershmëri dhe duar të pastra.”