Prishtina ‘zgjohet’ me letrën e Uran Ismailit: Është koha për ndryshim
Reporteri ·3 min lexim
Fushata e Uran Ismailit është veçuar për qasjen e saj të afërt me qytetarët, dhe sot, në ditën e fundit para zgjedhjeve, ajo u përmbyll po ashtu siç kishte nisur – me një letër dërguar në çdo shtëpi të Prishtinës.
Në letrën e tij, Ismaili falenderon qytetarët për përkrahjen dhe energjinë gjatë gjithë fushatës, duke kujtuar takimet në çdo lagje e fshat të kryeqytetit. Ai thekson se pavarësisht përvojave të ndryshme të njerëzve, të gjithë ndajnë të njëjtin shqetësim për gjendjen në Prishtinë dhe të njëjtën dëshirë për ndryshim.
“Ndryshimi është në dorën tonë,” shkruan ai, duke theksuar se bashkëpunimi dhe puna e përditshme janë mënyra e vetme për ta bërë Prishtinën funksionale, të pastër dhe të sigurt për të gjithë.
Reklamë
Letra përmbyllet me thirrjen e tij për besim dhe pjesëmarrje më 12 tetor: “Është koha për Prishtinën. Është koha jonë.”
Përdorim cookies të domosdoshme që faqja të funksionojë. Me pëlqimin tuaj, përdorim edhe cookies analitike (Google Analytics, Histats) për të kuptuar si lexohet faqja.
Zgjedhjen mund ta ndryshoni kurdo te "Cilësimet e cookies" në fund të faqes.
Politika e cookies