“Serbia pësoi një nga disfatat më të rënda në histori”, kështu po komentohet në Serbi humbja nga kombëtarja shqiptare.
Për herë të parë në historinë e futbollit mes tyre, Shqipëria ka mposhtur Serbinë në fushë.
“Tragjedi në Leskovc, Serbia nuk ka më asnjë shans për Kupën e Botës”, është një nga titujt e tjerë në mediat serbe.
Lojtarët e kombëtares shqiptare gjatë gjithë ndeshjes janë përballur me brohorima nga tifozët serbë. Thirrjet “Kosova është Serbi ishin të vazhdueshme”./Reporteri.net/