Pas fitores historike ndaj Serbisë, Kombëtarja shqiptare tregoi edhe një herë kulturë dhe dinjitet.

Para se të largoheshin nga stadiumi në Leskovac, kuqezinjtë pastruan plotësisht dhomën e zhveshjes, duke e lënë çdo gjë në rregull.

Ndeshjen e ka ndjekur nga afër edhe kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, i cili ka postuar në Facebook edhe një foto ku shkruan se pas fitores dhe festës në dhomat e zhveshjes, çdo gjë është lënë në rregull pa largimit.

Reklamë

Siç shihet edhe në këtë foto, futbollistët tanë e kanë lënë ambientin e dhomave të zhveshjeve goxha mirë, duke treguar një shembull qytetarie.

Ndërkohë Balla me humor shkruan “ndjesë për tavanin”, pasi siç u pa edhe në video, djemtë e kombëtares teksa festonin mbi tavolina, kanë dëmtuar pak pjesën e tavanit me kokë.

Pas fitores me Serbinë, një festë e çmendur shpërtheu edhe në dhomat e zhveshjes, aty ku u bashkua dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Trajneri Sylvinho mbajti një fjalim përpara të gjithë lojtarëve, duke i thënë që është momenti i tyre për të festuar, një gjë që ata e bënë pa u menduar dy herë.

Reklamë

Tashmë Shqipëria është vetëm një hap larg kualifikimit historik për në “Play Off”-in e një kampionati Botëror.

Pas fjalimit, ata filluan të këndonin edhe: “O sa mirë me qenë shqiptar”.