×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Përparim Rama pas votimit: Uroj edhe sot të fitojë kryeqyteti, ata që kanë vizion

    Reporteri
    12 Tetor 2025 | 11:16

    Kryetari i Prishtinës dhe kandidati i LDK-së Përparim Rama ka votuar.

    Ai pas hedhjes së votës, uroi fitoren e Shqipërisë. Rama deklaroi se shpreson që të fitojë edhe kryeqyteti.

    Ai theksoi se uron që fitorja të jetë e atyre që i çojnë proceset përpara me vizion.

    “Faleminderit shumë të nderuara media për punën e mrekullueshme që po e bëni, urime për fitoren e Shqipërisë dje, historike. Uroj edhe sot të fitojë kryeqyteti, zhvillimi i vendit tonë, një bashkëpunim i mirësjelltë nga të gjithë, unifikim, zgjidhje e përbashkët për të ardhmen e fëmijëve tanë. Uroj që fitorja të jetë e atyre që bashkëpunojnë me miqtë tanë ndërkombëtarë, që i çojnë proceset përpara me vizion, për fëmijët tanë”, tha Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!