×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025 / Të dhënat e KQZ-së

    Këto janë komunat me daljen më të madhe në votime deri më tani

    Reporteri
    12 Tetor 2025 | 12:51

    161,819 qytetarë, apo 7,99% kanë shfrytëzuar të drejtën e votës nga procesimi i 96,03% të vendvotimeve.

    Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga përditësimi i të dhënave në platformën për statistikat e pjesëmarrjes në votime dhe të rezultateve preliminare.

    Komuna e Mamushës është komuna me daljen më të madhe të qytetarëve deri më tani, e pasuar nga Zveçani, Ranillugu, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut,  Novobërda, Kllokoti, Juniku e Hani i Elezit.

    Procesi deri më tani është zhvilluar pa ndonjë parregullsi të madhe njoftoi kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në një konferencë për media. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!