×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Voton Ruzhdi Shehu: Pjesëmarrja në votime është përgjegjësi qytetare dhe kushtetuese

    Reporteri
    12 Tetor 2025 | 12:58

    Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, i cili po garon edhe për një mandat, ka votuar në zgjedhjet e sotme lokale.

    Shehu ka thënë se pjesëmarrja në votime është përgjegjësi qytetare dhe kushtetuese.

    “Të dashur junikas,

    Pjesëmarrja në votime është përgjegjësi qytetare dhe kushtetuese.
    Përmes votës, ne dëshmojmë sa e duam Junikun, sepse vendosim për të ardhmen e tij, për të ardhmen e familjeve tona.
    Unë sapo e përfundova procesin e votimit. Ju ftoj të gjithë junikasve me të drejtë vote, që po ashtu të votojnë, duke dhënë shembull të demokracisë si gjithmonë deri sot”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!