×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Konferenca

    Radoniqi: Procesi i votimit i qetë dhe pa pengesa, ku ka parregullsi po trajtohen me shpejtësi

    Reporteri
    12 Tetor 2025 | 15:55

    Në konferencën e radhës të mbajtur nga KQZ-së, Kryetari Kreshnik Radoniqi tha se deri tani procesi i votimit po zhvillohet qetë dhe pa pengesa, shkruan Reporeri.net

    Radoniqi theksoi se deri në ora 15:00 kanë votuar 510 mijë e 525 votues nga 2 milion e 25 mijë e 124 votues.

    “Procesi i votimit deri tani po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa pengesa. Deri tani nuk janë evidentuar parregullsi që do të ndikonin në integritetin apo rrjedhjen e zgjedhjeve. Në të gjitha rastet ku ka parregullsi KQZ është duke i trajtuar me kohë dhe duke i dhënë zgjidhje. Duke u mbështetur në të dhënat preliminare numri i qytetarëve deri në orën 15:00 është 510 mijë e 525 votuar apo 25.21 %.”, tha Radoniqi.

    “Në zgjedhjet lokale të vitit 2021 kishin votuar 499 mijë e 828 votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues”, shtou tutje ai.

    Konferenca e radhës në ora 19:30.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!