×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025 / 12 tetori

    Dalja deri në orën 15:00, në Prishtinë 10 mijë votues më shumë se në vitin 2021

    Reporteri
    12 Tetor 2025 | 15:58

    Mbi 10 mijë prishtinas kanë dalë të votojnë deri në ora 15:00, në zgjedhjet lokale të këtij viti, krahasuar me matjen e së njëjtës orë para katër viteve, në Lokalet e 2021-ës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas të dhënave të KQZ-së, në Prishtinë, këtë të diele, deri në ora 15:00, kanë votuar 65,638 qytetarë, nga 222,326 votues sa janë në total të regjistruar në komunën më të madhe të Kosovës.

    Kthyer në përqindje, sipas KQZ-së më tash të drejtën e tyre për votë e kanë ushtuar 29,52% e kryeqytetasve.

    Nëse krahasohet me të dhënat e Zgjedhjeve Lokale të vitit 2021, atë botë më 17 tetor, në Prishtinë dalja në zgjedhje deri në orën 15:00, sipas të dhënave që po ashtu i kishte njoftuar KQZ-ja, kishte qenë rreth 55 mijë qytetarë nga 195 mijë sa kishin qenë në listën e votuesve.

    Në Prishtinë, ndonëse në fletëvotim janë të shënuar edhe disa kandidatë e emra tjerë, gara zhvillohet mes treshes, Përparim Rama i LDK-së – njëherësh edhe kryetar aktual i kryeqytetit; Hajrulla Çekut të LVV-së dhe Uran Ismailit të PDK-së, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në nivel vendi, sipas KQZ-së, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në ora 15:00 është 523,040 votues – 25,83%. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!