Sot qytetarët po dalin në zgjedhje, por ka edhe prej tyre që ende nuk e kanë dalë për shkak të punëve ditore.
Një prej tyre është 83-vjeçari Ragib Bytyqi nga fshati Tërne i Ferizajt.
Ai ka thënë se nuk ka dalë ende në votime pasi ka qenë duke i ruajtur buallicat.

“Po do të dal më vonë, nuk kam mundur se jam kanë me gja”, ka thënë ai për Klan Kosova, transmeton Reporteri.net.
Ai ka thënë se për buallicat kujdeset qe 50 vite për to, ndërsa ka treguar edhe për të mirat që sjell tëlyeni i bullicave.

“Sefte kur kam qu tëlyen në Mitrovicë, thash e di, tha kryet më ka mbyt, si i kam vendos të lyen të ballicës më ka mejt”, ka treguar 83-vjeçari.
Ai ka thënë se në mëngjes e konsumon vetëm përshesh me qumësht.
