×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Vdiq gati një muaj më parë, emri i kandidatit për Kryetar të Gjakovës figuron në listë të KQZ-së

    Reporteri
    12 Tetor 2025 | 16:30

    Nikollë Perkaj i cili vdiq tri javë më parë, e që ishte kandidat për kryetar të komunës së Gjakovës, emri i të njëjtit vazhdon të jetë në listën e Komisionit Qendror Zgjedhor.

    Lidhur me këtë ka folur bashkëpunëtori i Nikollë Perkajt, Gjokë Sokolin, i cili tha se kjo gjë i është duhur qesharake.

    “U emocionova kur shkova të votojë, e kur e figurojke emri i tij ende për kryetar komune. Mu dok si qesharake ajo punë. Ndoshta qëllimshëm nuk e kanë hequr, mirëpo për ne ka qenë një ditë tragjike, për partinë, sepse ka qenë një figurë madhore”.

    “Nikollë Perkaj, si kryetar i Ballit Kombëtar në nivel të Kosovës, i ka hapur degët nëpër të gjitha komunat e Kosovës. Kontributi i tij është i pazëvëndëueshëm. Sot Balli njihet si parti politike, është e regjistruar në KQZ. Lavdi punës së tij, ka dhënë një kontribut të pazëvëndësueshëm për Kosovën”, u shpreh tutje ai në KlanKosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!