Klan Kosova ka prezantuar Exit Poll-in për zgjedhjet e 12 tetorit.
Sipas këtij Exit Polli, komunën e Gjakovës e ka fituar kandidati i AAK-së Ardian Gjini pa balotazh, shkruan Reporteri.net.
Sipas sondazhit Gjini i AAK-së ka marrë 50.06%, Ardian Gola i VV renditet i dyti me 25.2%.

Sipas këtij sondazhi pa balotazh ka fituar edhe Agim Aliu i PDK-së pasi ka dalë i pari me 55.3%, kurse i dyti po që nuk ka arritur të kap balotazhin është renditur kandidati i VV-së Enver Haliti me 30.9, kurse i treti është renditur Visar Azemi me 12.1%.
