Komuna e Fushë Kosovës po shkon drejt balotazhit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kur janë numëruar mbi 70% të votave, kandidati i Vetëvendosjes Valon Prebreza po prin me 44.13% të votave, duke lënë pas Besnik Osmanin e LDK-së me 36.98% të votave, shkruan Reporteri.net.
I treti renditet Rrahim Tërnava i PDK-së me 16.54% të votave, e katërta Vildane Latifi e AAK-së me 1.26%, kurse Hasan Ismajli i pesti me 1.09% të votave.
