×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Abdixhiku: LDK ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna

    Reporteri
    12 Tetor 2025 | 22:10

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në konferencën e mbajtur për media ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e 12 tetorit.

    Ai tha se partia që ai drejton ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna.

    Abdixhiku shpalli fitoren e LDK-së në Istog, Lipjan dhe Junik, ndërsa tha se prin në Viti, Obiliq dhe Dragash.

    “Ne do ta quajmë një konferencë të fitores së madhe të LDK-së. Dua t’i uroj të gjithë qytetarët për një proces demokratik. Ky shembull është një standard i lartë i demokracisë. Me këtë proces dua të them se jemi fitues të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku.

    “Dua ti falenderoj votuesit e LDK-së që na dhanë mbështetje në këto zgjedhje lokale. LDK konfirmon se ka fituar, prin dhe është në garë në gjithsej 12 komuna. Pra 12 tetori është i 12 komunave të LDK-së. LDK sonte shpall fitoren në raund të parë: Istog, Lipjan dhe në Junik. Afër këtij urimi jemi edhe për Gazmend Muhaxherin. Me vota në Kosovë, LDK në Pejë është rreth 49%, presim që me votat e mërgatës të kalohet mbi 50%. Kur jemi te kryetarët e tashëm dhe të ardhshëm, urojmë Përparim Ramën. Në Prishtinë, pas 12 vitesh LDK është parti e parë edhe për kandidatë edhe për Kuvend Komunal dhe ky kthim i yni është shenjë e një pune të madhe të Përparimit dhe të LDK-së, forcimit vërtet të LDK-së. Me mbi 70% të votave të numëruara Përparim Rama ka 36%”, tha Abdixhiku

    “LDK poashtu prin edhe në: Viti me Sokol Halitin, Obiliq me Xhafer Gashin dhe në Dragash”, tha tutje ai në konferencë.

    “Balotazh në Suharekë me 33%, në Gjilan dhe në Rahovec”, tha Abdixhiku.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!