Dramë e madhe po zhvillohet në garën për Mitrovicën kur janë numëruar mbi 95% e votave, mes kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje Faton Peci dhe kandidatit të PDK-së Arian Tahirit, shkruan Reporteri.net.
Peci i VV-së kur janë numëruar 100 kuti nga 105 ka dalë i pari me 47.96% të votave, duke lënë pas Tahirin e PDK-së me 47.77% të votave.
I treti renditet Gëzim Plakolli i LDK-së me 3.52%.

Në tri Exit Poll-et e realizuara për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Arian Tahiri i PDK-së doli të fitonte bindshëm, pa balotazh komunën e Mitrovicës.
Nga sondazhi i UBO Consulting, Arian Tahiri kishte lënë shumë mbrapa Faton Pecin e VV-së në këtë komunë me 55.9%. Peci i VV-së radhitej i dyti me 39.7%.
Në Exit Poll-in e Baton Haxhiut, kandidati i PDK-së kishte marrë 58.3%, ndërsa ai i VV-së 35.6%.
Poashtu i pari, Arian Tahiri kishte dalë edhe në Exit Poll-in e Klan Kosovës, me 51.12%, kurse Faton Peci i VV-së me 41.23%.
/Reporteri.net/