Tashmë është zyrtare se komuna e Fushë Kosova shkon në balotazh, pasi asnjë nga kandidatët nuk i ka fituar mbi 50% të votave.
Në balotazh shkojnë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i LDK-së.
Valon Prebrreza i VV-së renditet i pari me 45.14%, kurse i dyti kandidati i LDK-së Besnik Osmani, shkruan Reporteri.net.
Në vend të tretë është Rrahim Tërrnava i PDK-së me 16.07%.
