Komuna e Obiliqit shkon në balotazh, pasi asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur të marrë mbi 50% të votave kur janë numëruar të gjitha kutitë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shkruan Reporteri.net.
Në balotazh do të përballen Xhafer Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Halil Thaçi i Lëvizjes Vetëvendosje.
Gashi i LDK-së ka dalë i pari me 46.47%, kurse Thaçi i VV-së i dyti me 44.04%.
Lista Serbe ka dalë e treta në këtë komunë me 4.84%, para AAK-së që renditet e pesta me 2.34%.
Në vend të gjashtë kandidati i PDK-së Nysret Kelmendi me 1.79%, kurse Shefki Salihu i Nisma-s i fundit me 0.52%.
