Klubi turk Galatasaray po planifikon një lëvizje në merkato për sulmuesin e Liverpool-it, Mohamed Salah, me mundësinë që transferimi të ndodhë në janar të vitit 2026.
Sipas medias turke “Nefes”, lojtari egjiptian është shfaqur i hapur ndaj një kalimi në Superligën turke, pasi është impresionuar nga atmosfera në stadiumin e Galatasaray-t gjatë ndeshjes së fundit kundër Liverpool-it.
Marrëveshja mund të finalizohet në merkaton dimërore ose të shtyhet për një moment tjetër, nëse palët nuk bien dakord. Salah ka shënuar mbi 180 gola në Premier League dhe ka fituar disa trofe me klubin anglez.
Kontrata e tij me Liverpool-in është e vlefshme deri në verën e vitit 2027. Sipas vlerësimit të “Transfermarkt”, vlera e tregut e lojtarit është rreth 50 milionë euro.