Juventus i ka uruar fat Edon Zhegrovës dhe bashkëlojtarëve të tij në Kombëtaren e Kosovës në përballjen që do ta ketë sonte me Suedinë, shkruan Reporteri.net.
Në faqen zyrtare në Facebook, Juventus ka publikuar një foto të Zhegrovës me një mbishkrim.
“I urojmë fat Zhegrovës dhe bashkëlojtarëve të tij të Kosovës në përballjen kundër Suedisë në kualifikimet për Kupën e Botës #FIFAWorldCup më vonë sot! ?”, thuhet në përshkrim.
Kosova përballet me Suedinë pas ndeshjes së shtatorit, ku e mposhti në “Fadil Vokrri” me rezultat 2:0./Reporteri.net