×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    KQZ: 33,258 mijë vota nga Diaspora

    Reporteri
    13 Tetor 2025 | 20:08

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë 33 mijë e 258 vota nga diaspora për zgjedhjet lokale që u mbajtën dje, shkruan Reporteri.net.

    Në një konferencë për media, zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, tha se se do të bëjnë përpjekjet maksimale që të fillojë sa më parë numërimi i votave të diasporës.

    Aktualisht po numërohen votat e kandidatëve për asamble dhe njëkohësisht po bëhet verifikimi i rezultateve.

    Elezi tha se lidhur me votat me kusht dhe ato nga diaspora, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të këtë raport të veçantë.

    “Nga votimi jashtë Kosovës, nga tërheqja e dërgesave postare që është bërë nga 22 kuti postare, nga gjithsej 23, numri i zarfeve të supozuara me fletëvotime është 33,258. Së shpejti do të kemi edhe të dhënat nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i cili është realizuar jashtë vendvotimeve. Numri i votuesve të regjistruar në këtë program votimi ka qenë 3,467”, ka deklaruar Elezi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!