Kosova e ka fituar sonte një prej ndeshjeve më të rëndësishme.

Me golin e Fisnik Asllanit, e ka mposhtur Suedinë në Goteborg, shkruan Reporteri.net.

Ai shënoi në minutën e 32’të, pas asistemit të Veldin Hoxhës.

Reklamë

Kosova e kishte mposhtur Suedinë edhe në ndeshjen e shtatorit që ishte luajtur në “Fadil Vokrri”, me rezultat 2:0.

Tani Kosova mund ta ëndërrojë të paktën plejofin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.