Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar fjalët më të mira për djemtë e Kombëtares së Kosovës pas fitores së madhe ndaj Suedisë.
Osmani ka thënë se rruga e “Dardanëve” drejt fitoreve vazhdon.
“Djemtë e Kosovës treguan zemër, karakter dhe lojë fantastike, sonte ndaj Suedisë, duke na kujtuar se kur luajmë me shpirt, asnjë sfidë nuk është e pamundur”, thuhet në postim./Reporteri.net