×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025 / Njoftimi i KQZ-së

    Numërimi vazhdon në shumicën e komunave, nuk nis në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot për shkak të problemeve me internet

    Reporteri
    14 Tetor 2025 | 11:12

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për procesin e numërimit të votave për asamblistë në disa komuna të Kosovës.

    Siç njoftohet QKN-të e Prishtinës, Podujevës dhe Kllokotit, procesi i numërimit nuk ka nisur ende për shkak të problemeve me rrjetin e internetit, i cili po pengon transmetimin e pamjeve për vëzhguesit në ekranet televizive.

    “Ekipet teknike të KQZ-së janë në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e shpejtë të problemit”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

    Sipas njoftimit procesi i numërimit të votave është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prizren (me 6 grupe numërimi), Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.

    Bëhet e ditur se në QKN e Hanit të Elezit, numërimi dhe verifikimi u përmbyll të hënën në mbrëmje.

    Deri tani nga 250 vendvotime, përkatësisht 500 kuti votimi nga të dyja llojet e zgjedhjeve, janë: verifikuar rezultatet për Kryetarë të Komunave, verifikuar rezultatet e subjekteve politike për Kuvendet Komunale, numëruar votat për anëtarë të Kuvendeve Komunale. Platforma e rezultateve është duke funksionuar pa probleme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!