Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë rezultatet e kandidatëve për Asamblenë e Lipjanit.
Nga numërimi i 22 përqind të votave, si parti e parë në këtë garë renditet LDK’ja me 45.29 përqind të votave, PDK me 33.87 përqind, teksa VV e treta me 14.65, shkruan Reporteri.net.
Imri Ahmeti i LDK’së, si bartës i listës ka marrë 2 mijë e 321 vota. Pas tij, si kandidat më i votuar renditet Rasim Hasani me 342 vota dhe Murat Gërbeshi me 160 vota.

Nga PDK më i votuari është bartësi i listës Shukri Buja me 1 mijë e 736 vota, pasuar nga Feriz Hasani me 298 dhe Agron Zaskoku me 137.

Tek VV, Alban Salihu, si bartës i listës ka marrë 751 vota. Pas tij renditet Arsim Berisha me 66 vota me 56 vota dhe Fatmir Fetahu me 61 vota./Reporteri.net
