×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025 / KQZ

    Rezultatet e para, këta janë më të votuarit në garën për asamble në Vushtrri

    Reporteri
    14 Tetor 2025 | 19:02

    Numërimi i votave të kandidatëve për Kuvendin Komunal të Vushtrrisë po vazhdon, teksa KQZ tashmë ka nisur publikimin e rezultateve të para.

    Nga numërimi i 20 përqind të votave, PDK është partia e parë me 36.24 përqind të votave. E dyta renditet Vetëvendosja me 28.42 përqind dhe LDK me 22.46, shkruan Reporteri.net.

    Tek PDK, më së shumti vota ka marrë Ferit Idrizi si bartës i listës me 2 mijë e 7 vota, pasuar nga Hava Mlinaku 232 vota dhe Xhon Gubetini me 150 vota.

    Nga VV Sylejman Meholli si bartës i listës ka marrë 1 mijë e 646 vota, pasuar nga Mek Selaci me 133 vota dhe Selvete Gërxhaliu me 100.

    Xhafer Tahiri i LDK’së, si bartës liste, ka marrë 1 mijë e 294 vota, teksa pas tij renditen Isak Uka me 127 vota dhe Ramadan Parduzi me 93./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!