×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025 / Lista e KQZ'së

    Votat nga Diaspora, mbi 25 mijë zarfe veç nga Gjermania e Zvicra

    Reporteri
    14 Tetor 2025 | 20:05

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka tërhequr sot të gjitha pakot me fletëvotime për zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën në Kosovë, e që në total janë 33 mijë e 841 pako. Mbi 25 mijë prej këtyre zarfeve, janë veç nga Gjermania dhe Zvicra, shkruan Reporteri.net.

    Tërheqja e pakove me fletëvotime ëshë bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.

    Sipas listës që ka ndarë KQZ’ja, më së shumti vota ka nga mërgata në Gjermani apo rreth 16 mijë zarfe. Pas Berlinit, renditet Berna me 9 mijë e 283 zarfe, pasuar nga Vjena me 1 mijë e 911 zarfe dhe Parisi me 1 mijë e 135 zarfe me vota dhe Roma me 1 mijë e 43 zarfe.

    Nga Haga, ku kanë votuar edhe ish-krerët e UÇK’së që po gjykohen atje, janë tërhequr 12 zarfe.

    Nga Stockholmi janë  835 zarfe, nga Lublana 809, nga New York’u janë tërhequr 573 zarfe, teksa nga Londra 528.

    KQZ ka thënë pakot e supozuara me fletëvotime, pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

    Gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në Zgjedhjet Lokale 2025 ishte 43,933 shtetas, ndërkaq periudha e votimit kishte filluar më 17 shtator dhe ka përfunduar më 11 tetor 2025./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!