×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Gara për Asamble në Fushë Kosovë, këta kandidatë po prijnë nëpër parti

    Reporteri
    16 Tetor 2025 | 10:59

    Në Fushë Kosovë po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për Kuvendin Komunal. Deri tash janë numëruar rreth 65 përqind e votave, teksa janë procesuar edhe rezultatet në ëeb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    VV renditet si parti e parë me 29.10 përqind, LDK e dyta me 27.22 përqind dhe PDK me 22.29 përqind.

    Tek VV më i votuari është Shpend Bardiqi si bartës liste me 3 mijë e 540 vota. Pas tij renditen Durim Hajra me 362 vota, Kushtrim Mirena me 295, Festim Pllana me 223 dhe Daut Krasniqi me 183 vota, shkruan Reporteri.net.

    Mirlinda Krasniqi renditet e para nga LDK si bartëse e listës me 3 mijë e 311 vota. Kandidatët tjerë më të votuar pas saj janë Laureat Gojnovci me 381 vota, Afrim Dumani me 302 vota, Ali Topalli me 211 vota dhe Burim Berisha me 177 vota.

    Nga PDK, Rrahim Tërnava si bartës liste ka marrë 2 mijë e 711 vota, Valon Murseli 311, Aida Alimi me 234, Dafina Krasniqi me 183 dhe Migjen Kolshi me 163.

    Ndryshe, në garën për Kryetar Komune, në balotazh do të përballen Valon Prebreza i VV’së dhe Besnik Osmani i LDK’së. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!