×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Mbi 60% e votave të numëruara, kjo është gruaja më e votuar në listën e AAK-së në Gjakovë

    Reporteri
    16 Tetor 2025 | 11:53

    Në Komunën e Gjakovës janë numëruar mbi 60 përqind e votave të kandidatëve për Asamblistë.

    Nga rezultatet e publikuara nga KQZ, AAK prin si parti e parë atje me 30.51 përqind, derisa gruaja më e votuar nga kjo parti ka dalë Eranda Kumnova Baçi, shkruan Reporteri.net.

    Baçi mban aktualisht pozitën e Drejtoreshës për Arsim në Gjakovë. Ajo renditet edhe në TOP pesë më të votuarit nga lista e AAK’së.

    I pari në listë renditet Ardian Gjini me 7 mijë e 746 vota si bartës liste, e pas tij Durim Halilaj, Amir Mamusha, Flamur Fetahaj dhe Baçi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!