×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025 / 12 Tetori

    Mbesa e Blerim Kuqit më e votuara në listën e LDK-së për Suharekën

    Reporteri
    16 Tetor 2025 | 19:13

    Në komunën e Suharekës ka përfunduar numërimi i votave për Kuvendin Komunal, pas zgjedhjeve të mbajtura të dielën, më 12 tetor.

    Për postin e kryetarit të komunës, Suhareka do të shkojë në balotazh midis Ardian Shalës nga LDK dhe Bali Muharremajt nga AAK.

    Gruaja më e votuar në listën për anëtare të Kuvendit Komunal nga Lidhja Demokratike të Kosovës është Sanie Kuqi-Rexhepaj, e cila ka marrë 467 vota.

    Sanie Kuqi-Rexhepaj është mbesa e politikanit Blerim Kuqi, ish-kryetar i Suharekës nga AAK dhe ish-ministër në Qeverinë e Kosovës, i cili muaj më parë braktisi partinë e Ramush Haradinajt dhe iu bashkua LDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!