Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se deri në ora 10:00 janë verifikuar 1 mijë e 903 vendvotimet nga zgjedhjet për kryetarë të komunave.
Po ashtu 1.882 vendvotime nga zgjedhjet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.
KQZ bëri të ditur se nga po këto 1.882 vendvotime janë numëruar votat e kandidatëve për Kuvendet Komunale.
Sipas njoftimi verifikimi i votave është përmbyllur përmbyllur në 24 komuna: Hani i Elezit, Junik, Mamushë, Zveçan, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj, Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj, Kamenicë, Drenas dhe Vushtrri.
Zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe për kuvendet komunale janë mbajtur të dielën, më 12.10.2025. /Reporteri.net/