×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Numërohen votat me postë në Rahovec, Burim Krasniqi i LDK-së e mposht Smajl Latifin e AAK-së

    Reporteri
    19 Tetor 2025 | 16:04

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon dita e dytë e numërimit të votave që i takojnë votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

    Numërimi i votave të diasporës për komunën eRahovecit ka përfunduar plotësisht.

    Kandidati i LDK-së, Burim Krasniqi, ka dalë i pari  me 34.92%, duke mposhtur kandidatin e AAK-së, Smajl Latifi 30.48%, shkruan Reporteri.net.

    I treti është renditur Ali Dula me 25.24%, kurse i katërti Edon Cana i PDK-së me 9.35%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!