×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Numërohen votat e diasporës në Prizren, Abrashi i VV-së mbi 33%, Totaj i PDK-së mbi 31%

    Reporteri
    19 Tetor 2025 | 16:21

    Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për komunën e Prizrenit.

    Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka fituar më së shumti vota nga diaspora, duke marrë 33.30%, i dyti ka dalë Shaqir Totaj nga PDK me 31.73%, shkruan Reporteri.net.

    Driton Selmani kandidat i LDK-së është renditur i treti me 11.38%, kurse e katërta Emilja Rexhepi me 6.17%.

    Zafir Berisha i Bashkimit Demokratik të Prizrenit me 6%, ndërsa e fundit Albulena Balaj e NISMA-s me 5.89%.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!