×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Garë me epilog të paqartë në Gjilan, 95 për qind e të gjitha votave të numëruara, ky është rezultati

    Reporteri
    19 Tetor 2025 | 20:21

    Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit në Gjilan, kanë mbetur edhe shtatë vendvotime të paprocesuara nga 146 sosh sa ka Gjilani. Në total janë numëruar 95,21% e votave.

    Nga votat e diasporës Alban Hyseni i Vetëvendosjes ka marrë 51.77%, ndërsa Arbër Ismajli i LDK-së 36.32%.

    Por deri më tani kjo është e pamjaftueshme për Alban Hysenin të fitojë pa balotazh, kur kanë mbetur edhe votat e shtatë vendvotimeve.

    Nga rezultatet e përmbledhura, Alban Hyseni i VV-së ka 49.82% të votave, ndërsa Arbër Ismajli 34.30%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!