×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Numërohen votat e para nga Diaspora në Prishtinë, Çeku po kryeson ndaj Ramës

    Reporteri
    19 Tetor 2025 | 23:15

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e rezultateve me postë për komunën e Prishtinë.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku është duke prirë.

    Ai ka marrë 47.31% apo 88 vota nga numërimi i një kutie nga 5 gjithsej, kurse, Përparim Rama i LDK-së, 30.65% apo 57 vota, shkruan Reporteri.net.

    Uran Ismaili i PDK-së renditet i treti me 16.13% apo 30 vota, e katërta Besa Shahini e PSD-së me 2.15 apo 4 vota, kurse Bekë Berisha i AAK-së 2.15% apo 4 vota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!