×
  • Lajme
  • Raporto
  • Shqipëri / Shqipëri

    Dallaveret me tenderë: SPAK’u hetim ndaj numrit dy të Qeverisë Rama, Belinda Balluku

    Reporteri
    24 Tetor 2025 | 17:08

    Prej disa orësh në media të ndryshme në Shqipëri janë duke raportuar se numri dy në Qeverinë Rama, Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit – SPAK. 

    Gazeta Tema raporton se SPAK përmes zëdhënëses, Ada Heqimi në lidhje me këto raportime, nuk i ka konfirmuar e as mohuar hetimin: “Prokuroria e Posaçme nuk ka asgjë për të ndarë me median”.

    Ndërkaq, mediat shqiptare që kanë publikuar lajmin i referohen atyre që i quajnë “burime të rezervuara brenda SPAK”, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Sipas raportimit, Prokuroria e Posaçme regjistron emrin e zëvendës Kryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes se barazisë në tendera.

    Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas raportimit është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Prençi.

    Raportimet bëjnë me dije se fletëthirrja i është dorëzuar Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. /Reporteri.net/.

    “Ke marrë vesh ç’ka gatuar SPAK?”, Balluku paraqitet nga Zvicra dhe flet për udhëtimet me tren, komentuesit ia kujtojnë hetimin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!