×
  • Lajme
  • Raporto
  • Shqipëri / Fokus

    “Ke marrë vesh ç’ka gatuar SPAK?”, Balluku paraqitet nga Zvicra dhe flet për udhëtimet me tren, komentuesit ia kujtojnë hetimin

    Reporteri
    24 Tetor 2025 | 20:45

    Zëvendëskryeministrja shqiptare dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku, ka zhvilluar një udhëtim me tren nga Zyrihu në Bern të Zvicrës. Pikërisht në ditën kur u zbulua se Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit – SPAK ka nisur një hetim ndaj saj dhe e ka thirrur për intervistim, shkruan gazeta online Reporteri.net.  

    Pak pas lajmit se zëvendëskryeministrja Balluku është nën hetim nga SPAK, zyrtarja e lartë e qeverisë është shfaqur në rrjete sociale duke udhëtuar me tren nga Zyrihu në Bernë të Zvicrës.

    Balluku, duke injoruar raportimet rreth hetimit penal ndaj saj, në video flet për projekte dhe investime hekurudhash në Shqipëri. Megjithatë janë të shumë komentues që ia kujtojnë SPAK-un në komentet poshtë videos, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Dallaveret me tenderë: SPAK’u hetim ndaj numrit dy të Qeverisë Rama, Belinda Balluku

    Madje, duke qenë në Zvicër disa prej tyre i kujtojnë paraardhësin e saj në Ministri, Arben Ahmetaj që jeton në arrati në këtë vend, pas procesit të hapur nga SPAK.

    Rri andej me Tigrin, dhe të mëson ai si të veprosh se ka eksperiencë ose ndryshe hajde këtu dhe shoqëro Vremelinë, kundërshtari yt. E drejta vonon, por nuk harron. Paç fat në jetë!” – shkruan njëri prej tyre.

    Lëri porosi Ben Tigrit të të gjejë ndonjë apartament me qera andej se do të duhet dhe ty me sa duket” – shkruan një tjetër.

    Paske shku dhe ti tek Ahmetaj” – shkruan dikush tjetër.

    Mes komenteve të shumta që e urojnë për punët e bëra dikush tjetër shkruan: “Nesër je e ftume në SPAK”.

    Ke marrë vesh gjë se çfarë ka gatuar SPAK-u për drekë këtu në Shqipëri” – ironizon një tjetër.

    Kanë dalë ca lajme në Shqipëri, a ke dijeni?”, “Vollga Durrës a e kanë çuar SPAK-un në Bernë. Hap sytë andej”, “Shkove të bësh vend andej. Tako tigrin shko shijoji milionat” – e mbyll dikush tjetër.

    Vetë Balluku nuk ka bërë ende asnjë koment për raportimet rreth hetimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ndaj saj nën dyshimet për dallavere me tenderë.

    Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas raportimit është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Prençi.

    Raportimet bëjnë me dije se fletëthirrja i është dorëzuar Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!