Kryetari aktual i Komunës së Junikut dhe kandidat i LDK-së, për kryetar në balotazhin e 9 nëntorit, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar sot vazhdimin e punimeve për zgjerimin dhe asfaltimin e rrugëve në disa lagje të komunës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu ka bërë të ditur se sot punimet janë kryer në lagjen Gacafer dhe në lagjen Shtatë Shtatori, ndërsa nesër ato do të vazhdojnë në rrugët e lagjes Berishë dhe rrugë të tjera lokale, në të gjitha lagjet dhe fshatrat e Junikut.

“Puna jonë nuk ndalet. Urime të gjithëve!”, ka shkruar Shehu në statusin e tij.

Reklamë

Kandidati Shehu do të përballet në balotazh më 9 nëntor me kandidatën e AAK-së, në garën për kryetar të Komunës së Junikut.