Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta zgjedh Qeverinë e re, me Albin Kurtin të mandatuar për kryeministër, shkruan Reporteri.net.
Qeveria e re s’ka arritur të marrë 61 votat e nevojshme.
Pro kanë qenë 56 deputetë, 52 kundër dhe katër abstenime.
Votimi është bërë në formë elektronike, ku paraprakisht deputetëve iu dorëzua manuali nga administrata.
Në sallë ishin 112 deputetë./Reporteri.net