×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Emrat që Kurti i la jashtë kabinetit qeveritar që dështoi – kush u zëvendësua dhe kush u prezantua i ri?

    Reporteri
    26 Tetor 2025 | 13:04

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje sot në seancën për votimin e qeverisë së re që dështoi në votim, prezantoi edhe emrat për kabinetin e ri qeveritar. Në emrat që ai prezantoi u pa se kishte disa ndryshime, shkruan Reporteri.net.

    Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi s’kishte asnjë pozitë në kabinetin e ri qeveritar të prezantuar nga Kurti.

    Gjithashtu një emër tjetër ishte edhe ai i Rozeta Hajdarit e cila ishte lënë jashtë, duke e zëvendësuar me Mimoza Kusari-Lilën.

    Poashtu, edhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci s’kishte ndonjë pozitë, duke e zëvendësuar me Avni Zogianin.

    Ndërsa kishte edhe befasi tjera. Donika Gërvalla u prezantua nga Kurti si Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë, duke e larguar kështu nga ajo e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e duke vënë në këtë pozitë ish-kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

    Fitore Pacollin, Kurti e prezantoi si Ministre të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Si Ministër të Kulturës ai prezantoi aktorin, Fatmir Spahiu.

    Ndërsa, Xhelal Sveçlës, Ejup Maqedoncit, Arben Vitisë, Artane Rizvanollit ua kishte besuar pozitat e njëjta.

    Emrat e prezantuar nga Kurti:

    Zëvendësministër i parë dhe Ministër i Jashtëm, – Glauk Konjufca

    Zëvendësministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla

    Zëvendësministër i tretë për çështje të pakicave – Fikrim Damka

    Ministër i Financave – Hekuran Murati

    Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale – Andin Hoti

    Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci

    Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla

    Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulzon Jaxhiu

    Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia

    Ministër i Arsimit – Avni Zogiani

    Ministër i Kulturës – Fatmir Spahiu

    Ministër i Sportit – Blerim Gashani

    Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal – Rasim Demiri

    Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli

    Ministër i Bujqësisë – Armend Muja

    Ministër i Infrastrukturës – Dimal Basha

    Ministre e Tregtisë – Mimoza Kusari

    Ministre e Energjisë – Artane Rizvanolli

    Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq

    Ministër për Zhvillim Rajonal – Sejnur Veshall.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!