Kryesia e Kuvendit është mbledhur për herë të parë që prej konstituimit të Kuvendit, nën udhëheqjen e Kryeparlamentarit Dimal Basha.

Në agjendë janë funksionalizimi i komisioneve si dhe diskutimi rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunën e Prishtinës, Gjilanit, si dhe atë të Zubin-Potokut, shkruan Reporteri.net.

Mbledhja tashmë ka nisur, e AAK ka munguar.

Reklamë

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës u konstitua me 10 tetor, pas zgjedhjes së Nenad Rashiq si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.

Pas zgjedhjes së Rashiq, Lista Serbe iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me ankesë, për çka ende nuk ka vendim./Reporteri.net