Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se në mbledhje ka qartësuar se pika e vetme që mund ta trajtojnë si PDK është ajo e thirrjes së seancës së re plemanare për votimin apo jo të Qeverisë së re, pasi siç tha ajo çdo gjë tjetër është shkelje e Kushtetutës, shkruan Reporteri.net.
Ajo tha se Kosova është në krizë dhe ka nevojë për institucione, dhe se takimi me Presidenten ajo tha se është i vonuar, por që shtoi se “më mirë vonë se kurrë”.
“Në emër të PDK qartësova që pika e vetëm e rendit të ditës që mund të trajtojmë është thirrja e seancës së re plenare për të votuar ose mos votuar Qeverinë e re, çdo gjë tjetër është shkelje e ligjit, është shkelje e Kushtetutës. Ne nuk guxojmë simulojmë normalitet. Kosova nuk është në një situatë normale, sikur që nuk guxojmë që të mirremi me zgjidhje të pjeshsme. Kosova është në krizë, ka nevojë për institucione. Takimi te Presidentja është nesër, më mirë vonë se kurrë dhe liderët politike aty do të konfirmoj se a kanë shumicë parlamentare apo do të shkojmë në zgjedhje”, tha ajo.
Ajo gjithashtu konfirmoi edhe pjesëmarrjen e Kryetarit Memli Krasniqi në takimin me Presidenten Osmani, ndërsa theksoi se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
“Kryetari Krasniqi patjtër që do të merr pjesë. Kosova nuk ka kohë për të humbur. Nuk e kemi as edhe një ditë për të humbur. Është e qartë që nuk ka shumicë të re parlamentare. Vendi ka nevojë për institucione dhe është e qartë që ky Kuvend nuk po arrin të formojë një shumicë të re. Duhet të shkojmë në zgjedhje. Tash e sa muaj ne flasim për procedura, për emra të përveçëm e nuk flasim për hallet e qytetarëve. Nuk flasim për çmimin e energjisë, të shportës bazike, për hallet e bizneseve. Flasim kush po bëhet kryetar e Kryeministër, i kujt? i Një populli që po varfërohet e po largohet çdo ditë”, tha tutje ajo në konferencë për media.
“Po më befason kjo ndjenja e urgjencës që po e ka VV me i trajtu këto tema tash, pranë zgjedhjeve të reja. Ne kemi bo apel me muaj të tërë, është mbajt Kosova peng dhe me vetdije të plotë është shkel Kushtetuta. Kemi humb muaj të tërë. Kosova ka nevojë për institucione të përgjegjshme dhe po besojmë që liderët do të arrijnë të pajtohen që nëse se ka shumicën asnjëri, sa më parë të shkojmë në zgjedhje”, tha Çitaku.
“Ky Kuvend nuk mund të trajtojë asnjë pikë tjetër të rendit të ditës pa votimin e qeverisë së re, pa themelimin e Komisioneve dhe Komisionet mund të thehmelohen pasi të krijohet shumica parlamentare”, tha ajo.
/Reporteri.net/