Dy të dyshuar janë arrestuar pasi “disa persona” u sulmuan me thikë në një tren për në Cambridgeshire.
Policia Britanike e Transportit tha se më shumë se 30 oficerë u dërguan në vendngjarje. Nuk janë dhënë detaje rreth numrit të personave të plagosur me thikë, ose sa serioze janë lëndimet, raporton BBC.
Pacientë të shumtë janë transportuar për në spital, ka thënë një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës së Anglisë Lindore.
“Mund të konfirmojmë se kemi transportuar pacientë të shumtë në spital. Përditësime të mëtejshme do të lëshohen nga Policia Britanike e Transportit”, thanë ata.
Two people have been arrested after a stabbing spree on a train in Huntington, Cambridgeshire.
Reports suggests up to 10 people have been stabbed, including staff members.
This can’t be the new normal. We should be able to walk our dog, visit the bank or travel without fear. pic.twitter.com/jDgeqWJYMZ
— Chris Rose (@ArchRose90) November 1, 2025
Reklamë
Autoritetet lokale thonë se ky incident ndodhi në një tren që u ndalua në Huntingdon, Cambridgeshire, megjithatë nuk është e qartë nëse ky ishte destinacioni i tij përfundimtar.
Cambridgeshire është rreth 80 km në veri të Londrës.
Pjesë e rajonit të Anglisë Lindore, ai përfshin gjithashtu zona si Cambridge dhe Peterborough.
Kryeministri britanik, Keir Starmer e përshkruajti incidentin si “thellësisht shqetësues”.
“Incidenti i tmerrshëm në një tren pranë Huntingdon është thellësisht shqetësues”, thotë Keir Starmer në një postim në X. /Reporteri.net/