Policia e Transportit Britanik lidhur me incidentin me thikë në Cambridgeshire ka deklaruar se dhjetë persona ndodhen në spital.
Nëntë prej tyre kanë lëndime që rrezikojnë jetën, njofton policia, pas sulmit me thikë në trenin e orës 18:25 nga Doncaster drejt King’s Cross.
Në deklaratë shtohet se nuk ka pasur viktima.
Policia ka shpallur “incident madhor” dhe ka konfirmuar se oficerët e antiterrorizmit do të ndihmojnë në hetim.
/BBC/Reporteri.net/