Giorgio Chiellini ka marrë një detyrë të re në strukturat drejtuese të futbollit italian.
Ish-mbrojtësi i Juventusit, aktualisht Drejtor i Strategjisë së Futbollit në klubin bardhezi, është zgjedhur anëtar i ri i Këshillit të Federatës Italiane të Futbollit.
Ai zë vendin e lënë vakant nga Francesco Calvo, i cili u largua pas kalimit te Aston Villa.
Zgjedhja e Chiellinit u miratua gjatë asamblesë së Ligës së Serisë A, ku ai mori 12 vota pro, përpara administratorit të Sassuolos, Giovanni Carnevali, dhe presidentit të Lecces, Saverio Sticchi Damiani.
Të dy kandidatët e fundit u tërhoqën nga gara duke mbështetur kandidaturën e Chiellinit.
Me këtë zgjedhje, ai bashkohet me përfaqësuesit e tjerë të Serisë A në Këshill, si Giuseppe Marotta i Interit dhe Stefano Campoccia i Udineses.