×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Reagim

    KDI: Presidentja të ofrojë transparencë dhe qartësi për procesin e caktimit të mandatarit të dytë

    Reporteri
    04 Nëntor 2025 | 17:07

    Instituti Demokratik i Kosovës ka kërkuar nga Presidentja Vjosa Osmani që të ofrojë transparencë dhe qartësi për procesin e caktimit të mandatarit të dytë për formimin e Qeverisë.

    KDI ka thënë se këtu përfshihet publikimi paraprak i kritereve mbizotëruese që do të udhëheqin vlerësimin e “gjasës më të madhe për formim të shumicës”, si dhe sqarimin e formës përmes së cilës do të kërkohet dhe verifikohet mbështetja në Kuvend.

    “Këto kritere janë garanci substanciale të paanshmërisë dhe respektimit të rendit kushtetues. Prandaj, transparenca lidhur me të njëjtat është e rëndësisë parësore për të ruajtur besimin publik në funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve”, thuhet në reagim.

    Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje e ka mandatuar sot Glauk Konjufcën për kryeministër./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!